Lajme

Dita e 93-të e luftës: Bujar Osmani viziton Ukrainën

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka vizituar shtetin e Ukrainës.

Ai është pritur nga homologu i tij nga Ukraina, Dymytro Kuleba.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga vetë Kuleba në Twitter.

“Mirëprita në Kiev shokun tim nga Maqedonia, Bujar Osmanin, pasi ai vizitoi Irpinin dhe pa pasojat e barbarizmit rus. Ne bashkëpunojmë ngushtë në rrugën tonë të përbashkët të integrimit në BE. Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e bëjnë Evropën më të fortë dhe më konkurruese globalisht”, ka shkruar Kuleba.

Kjo nuk është hera e parë që dikush nga Maqedonia e Veriut viziton Ukrainën që nga koha kur ka filluar lufta./Shqip.com

Lajmet nga dita e 92-të e luftës mund t’i lexoni këtu.