Lajme

Dita e 28-të e luftës: Gati 1,000 ndërtesa banimi janë shkatërruar në Kharkiv

Kharkiv/ Marrë nga CNN

Pothuajse 1000 ndërtesa banimi janë shkatërruar në Kharkiv nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Kryebashkiaku Ihor Terehov, ka bërë të ditur se qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, ju kanë shkatërruar rreth 1000 ndërtesa, shkruan CNN.

Qyteti, i cili konsiderohet si një objektiv kyç për forcat pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin dhe ka përjetuar sulme të rënda për javë të tëra, ndodhet vetëm 30 kilometra nga kufiri rus.

Terehov zbuloi shkallën e dëmit të bërë, duke raportuar gjithsej 1,143 ndërtesa të shkatërruara nga zjarri rus, nga të cilat 998 ishin ndërtesa banimi.

Të enjten bëhen një muaj që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, duke shkatuar kështu dëmë të mëdha në infrastrukturën e vendit.

Ka pushtimi rus kanë mbetur të vrarë edhe shumë civilë, për të cilat SHBA, ka deklaruar se forcat ruse po kryejnë krime lufte.

Lajmet nga dita e 27-të mund t’i gjeni këtu