Dita Botërore e Shëndetit Mendor, presidentja bën thirrje për kujdes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Ajo ka bërë thirrje që të ndahen momente për këta persona.
“Shumë njerëz në shoqërinë tonë luftojnë me shëndetin mendor dhe ne duhet ta trajtojmë atë me të njëjtën urgjencë si shëndeti ynë fizik”.
“Vetëm pse ne nuk mund ta shohim një problem të tillë, nuk do të thotë se nuk po ndodh”, ka shkruar Osmani në Twitter
Today on #mentalhealth Day, I urge you all to take a moment for yourself & your loved ones.
Many in our society struggle with mental health and we must treat it with the same urgency as our physical health. Just because we can’t see it, doesn’t mean it isn’t happening.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 10, 2021
10 tetori – Dita e Shëndetit Mendor.
Shëndetin mendor Organizata Botërore e Shëndetësisë e definon si mirëqenie në të cilën “një individ realizon potencialin e tij ose të saj, mund të përballojë streset normale të jetës, punon në mënyrë produktive dhe kontribuon në komunitet”.
Shëndeti mendor është shumë më tepër sesa mungesa e sëmundjes; është gjithashtu një mirëqenie që përfshin kapacitetin për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie, për të mësuar, për të punuar, për pushim dhe rekreim, si dhe mundësinë dhe të drejtën për vendime dhe zgjedhje personale.

I definuar në këtë mënyrë, shëndeti mendor është një burim themelor personal dhe shoqëror – që kontribuon në kapitalin njerëzor, fizik dhe shoqëror në komunitet.
Nga ana tjetër, shëndeti mendor i çrregulluar shoqërohet me një sërë disavantazhesh shoqërore, abuzim me të drejtat themelore të njeriut, përkeqësim të shëndetit fizik, ulje të produktivitetit dhe rritje të rrezikut nga sëmundje serioze psikiatrike. /Shqip.com