Sport Shqiptar

Distria vazhdon shkëlqimin në Botëror, kalon në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shkëlqyer në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Për më pak se 20 sekonda e mposhti jugkoreanen Seyun Jang.

Ndaj saj realizoi hedhje mjeshtërore.

Distria do të ketë punë të vështirë në gjysmëfinale të Botërorit.

Përballë saj në kategorinë deri 52 kg do të jetë Uta Abe. Por edhe për japonezen do të jetë vështirë.

/Shqip.com