Sport Shqiptar

Distria Krasniqi thotë se më lehtë fitojnë politikanët sesa xhudistët

Kampionja olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, vlerëson se më lehtë fitojnë konkurrentët politikë sesa xhudistët, transmeton Shqip.com.

Kështu u përgjigj ajo teksa foli për zgjedhjet lokale të së dielës.

Krasniqi tha se arsyeja pse mendon që konkurrentët për kryetarë komunash fitojnë më lehtë sesa xhudistët, është se këta pretendentë garojnë vetëm brenda komunës dhe janë në garë vetëm në katër apo pesë konkurrentë.

“Besoj se ma lehtë fitojnë ata sesa ne sepse ata i kanë konkurrentët nga Peja dhe i kanë tre apo katër konkurrentë, kurse ne i kemi konkurrentë nga e gjithë bota dhe i kemi 50 konkurrentë”, ka thënë ajo, raporton KK.

Kampionja olimpike vjen nga qyteti i Pejës – i cili njihet si qytet i sportit, pasi ka ncjerrë shumë kampionë botëror dhe olimpik nga Kosova.

Nga procesi zgjedhor në Pejë qysh në raundin e parë doli Gazmend Muhaxheri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Shqip.com