Sport Shqiptar

Distria Krasniqi ngritët për tetë pozita në ranglistën e Federatës Evropiane të Xhudos

Xhudistja, Distria Krasniqi.

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi  pas paraqitjeve të mira ka vazhduar të ngritët në ranglistën botërore në kategorinë deri në 52 kilogram.

Xhudistja me dy gara të zhvilluara këtë vit është ngritur për 14-të pozita, përcjellë Shqip.com.

Renditja e Distria Krasniqit në kategorinë -52kg

Krasniqi e fitoi garën e parë për këtë vit, më 28 janar, duke rrëmbyer medaljen e artë Grand Prix të Portugalisë.

Kurse, xhudistia nga Kosova të shtunën morri një tjetër medalje, duke zërë vendin e dytë në Grand Slamin e Parisit.

Pasi fitoi medaljen e argjendtë 26-vjeçarja është ngritur edhe për tetë pozita të tjera dhe tani gjendet në vendin e 14-të me 2260.

Distria e ka filluar vitin më poshtë në ranglistë për shkak të ndryshimit të kategorisë.

Ajo vendosi që nga kategoria deri në 48 kilogram të dal në kategorinë deri në 52 kilogram.

Pavarësisht që Krasniqi ka ndërruar kategori, ajo vazhdon ta kryesoj ranglistën deri në 48 kilogram.

Renditja e Distria Krasniqit në kategorinë -48kg

Disrita arriti sukses të madh në këtë kategori, duke e fituar edhe medaljen e Artë në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”, që u mbajtën vitin e kaluar./Shqip.com