Sport Shqiptar

Distria Krasniqi mposhtet, kurse Flaka Loxha e Majlinda Kelmendit merr fitore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Distria Krasniqi humbet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos, teksa Flaka Loxha korri fitore.

Kampionja Olimpike pati përballë Amandine Buchard e cila triumfoi me Ippon, në kampionatin që po mbahet në Bullgari.

Krasniqi mposhti bullgaren Gabriela Dimitrova në çerekfinale të grupin A.

Pamje nga ndeshja

Francezja Buchard tani do të luftojë edhe dy ndeshje të tjera për të arritur të artën.

Ndërsa, Distria do të presë kundërshtarin e saj të ardhshëm në kuadër të “Repechage”, që do të thotë ndeshje e zhvilluar në mes të humbësve.

Flaka Loxha është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.

Loxha ka arritur të fitojë “luftën” e dytë të saj sot.

Ajo e mposhti polaken Julia Kowalczyk.

Në luftën e parë ajo e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova.

Pamje nga ndeshja

E në çerekfinale, Loxha do të përballet me gjermanen Pauline Starke.

Trajnere e Loxhës është Majlinda Kelmendi, e cila tashmë është pensionuar nga xhudo dhe ka nisur karrieren si trajnere.

Përveq Ditrias dhe Flakës, Kosovën e përfaqësojnë edhe Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Në Kampionatin Evropian do të marrin pjesë 40 shtete, 361 garues, 207 meshkuj dhe 154 femra /Shqip.com