Sport Shqiptar

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Bullgari

Distria Krasniqi ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.

Krasniqi garoi në kategorinë 52 kg dhe arriti ta mposhte xhudisten Gabriela Dimitrova nga Bullgaria, aty ku edhe po mbahet eventi.

Kampiona olimpike arriti ta merrte fitoren me Ippon dhe do të përballet me francezen Amandine Buchard në gjysmëfinale.

Distria Krasniqi

Kosova në këtë Kampionat do të merr pjesë me 4 garues, atje do të marrin pjesë 40 shtete, 361 garues, 207 meshkuj dhe 154 femra.

Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg) , Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg) janë xhudistët që do të na përfaqësojnë. /Shqip.com