Sport Shqiptar

Distria Krasniqi: Ka qenë viti më i mirë në jetën time

Distria Krasniqi

Në Lojërat Olimpike u kurorëzua me medalje të artë, ndërsa së fundmi u zgjedh xhudistja më e mirë në botë.

Në një intervistë të dhënë për “Sports Show”, Distria Krasniqi ka thënë ndër të tjera se viti 2021 ka qenë ndoshta viti më i mirë në karrierën e saj.

”Konkurrencën e kam pasë shumë të vështirë, sa që nuk kam qenë e sigurt se do të fitoj, jam suprizuar kur e kam fituar. Mundem me thënë që ka qenë viti më i miri në jetën time si në karrierë, ashtu edhe në jetë, shpresoj që viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jo vetëm për mua, por për gjithë popullin shqiptar”, u shpreh ajo.

Krasniqi po ashtu shtoi se është ëndërr për çdo sportist që të rrëmbejë medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

”Besoj që për çdo sportist ëndërr është të bëhet kampion olimpik. Jam ende e re, mendoj që kam nevojë që të marr edhe një medalje tjetër, por për mua s’ka rëndësi ngjyra e medaljes olimpike, dua t’i shijoj këto vite që më kanë mbetur në karrierë”, përmendi Distria.

Distria Krasniqi dhe Driton Kuka

Xhudistja nga Peja po ashtu foli edhe për faktin që së fundmi u zgjodh më e mirë në botë për xhuo.

”Presion nuk më shton, se jam zgjedh sportistja  më e mirë për shkak të rezultateve që kam pas, mirëpo mua më jep më shumë motiv për të punuar, un gjithmonë e kam këtë që nuk shtyhen me askënd, por me veten time, se si të përmisohem më shumë në mënyrën se si e bëj xhudon, me përmisu teknikën, kjo më bën me u motivu më shumë, nuk kam aspak presion, e di se çfarë të bëj, të vazhdojë ushtrimet dhe të shijojë karrierën që më ka mbetur”, tha për fund Distria.

25-vjeçarja është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit, e cila ishte shpallur kampione në “Rio 2016″.

Distria kishte mposhtur në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin. /Shqip.com