Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri 52 kilogramë. Në finale ajo u mposht nga e para e botës, francezja Amandine Buchard, po ashtu medaliste e argjendtë nga Tokio 2020 e dy herë e bronztë nga Kampionati Botëror i Xhudos.
Distria në gjysmëfinale mposhti zviceranen Fabienne Kocher, e cila sot në Grand Slam dhe vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të Xhudos fitoi njërën nga të bronztat.
Në raundin e dytë ajo mposhti xhudisten Anais Mosdier nga Franca, ndërsa në çerekfinale britaniken Chelsie Giles, e bronztë në Tokio 2020.
Në Grand Slamin e Parisit përveç kampiones olimpike të Tokio 2020 morën pjesë edhe tre garues nga Kosova: Flaka Loxha (deri 57kg), Laura Fazliu (deri 63kg) si dhe Akil Gjakova (deri 73kg), të cilët u eliminuan, Akil Gjakova në raundin e dytë, ndërsa Laura dhe Flaka në raundin e parë.