Sport Shqiptar

Distria Krasniqi e artë në Jerusalem

Distria Krasniqi ka vazhduar shkëlqimin e saj në arenat më të mëdha të xhudos. Sot, ajo e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

Xhudistja kosovare e përsëriti këtë sukses për herë të katërt.

Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken, Chelsie Giles.

27-vjeçarja raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa pastaj mposhti spanjollen, Ana Perez Box.

Në gjysmëfinale triumfoi kundër Reka Pupp të Hungarisë.

/Shqip.com