Lajme

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

Dy xhudistet nda Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përcjell Shqip.com.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se këtë gjë ato e kanë kërkuar edhe vetë, raporton TCH.

“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë.

Me ministrin jemi duke punuar që me FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë dhe në shembujt e vendeve të tjera kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe të jenë aty shembull rrezatues dhe mentorët e të rinjve në uniformë”, tha Rama.

Ndryshe, dy xhudistet kosovare kanë fituar medalje të arta në lojërat olimpike “Tokio 2020”./Shqip.com