Sport Shqiptar

Distria fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisit të Gjeorgjisë, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Në finale ajo mposhti xhudistën nga Hungaria, Reka Pupp, duke konfirmuar formën e saj të lartë.

Ndërsa në përgjithësi në këtë Grand Slam ajo shënoi katër fitore, ndërsa të parën e kaloi pa luftë.

Xhudistja kosovare e nisi ditën qysh nga ndeshja e dytë, pasi nuk zhvilloi ndeshje në raundin e parë.

Aty, kampionja Olimpike arriti triumfin ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’.

Distria ishte më e mirë duke mposhtur edhe Van Krevelin dhe siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti.

Fitorja e Distrias erdhi me ‘ippon’ pasi kundërshtarja e saj  u ndëshkua me tre kartona të verdhë./Shqip.com