Sport Shqiptar

Kampionet Olimpike shpërblehen me mirënjohje nga Federata Evropiane e Xhudos

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Në Tokio shkëlqyen dhe po vazhdojnë të shpërblehen për sukseset e tyre.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar mirënjohje nga Federata Evropiane  e Xhudos – për arritjet e tyre në vitin 2021.

Gjatë një darke të organizuar nga Federata Turke e Xhudos, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Lukas Krpalek qëndruan për të pranuar me krenari çmimet e tyre të mirënjohjes nga Presidenti i IJF, Marius Vizer dhe Presidenti i EJU, Sergey Soloveychik.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Distria Krasniqi

Me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.

Kishte një numër rekord kombesh që rrëmbyen medalje në Lojërat Olimpike këtë vit.

Gjithsej 16 medalje, 17 nëse i shtohet dhe një nga garat e përziera.

Medalje kishin fituar: Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Hungaria, Izraeli, Italia, Kosova, Holanda, Portugalia, ROC (Rusi), Sllovenia dhe Ukraina.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme
Nora Gjakova

Për Kosovën – xhudo mbetet sporti që i ka sjellur suksese më së shumti viteve të fundit.

Një meritë të madhe për këtë arritje e ka edhe selektori i Përfaqësueses, Driton Kuka, i cili ka qenë një “shtyllë” e fortë për xhudistët. /Shqip.com