Lajme

Diskutimi për pranimin e Kosovës në KiE mund të mos nis deri në vitin 2025

KiE
KiE

Bordi duhet të caktojë një raportues për atë çështje në mbledhjen e ardhshme dhe kjo do të bëhet ose në seancën 11-12 majit në Sevilje ose më 19-23 qershor në Strasburg. Nga momenti i emërimit, raportuesi ka dy vjet kohë për të paraqitur një raport në Bord për diskutim dhe miratim”, thanë në atë institucion në pyetjen nga N1.

Hapi i parë në këtë rrugë do të hidhet në një takim të planifikuar për 25 maj në Riga, Letoni.

Byroja duhet (më pas) të caktojë dy avokatë eminentë të cilët do të përgatisin një raport mbi përputhshmërinë e sistemit ligjor të aplikantit me standardet e Këshillit të Evropës dhe në përputhje me praktikën e vendosur të Asamblesë Parlamentare të Këshillit, e cila do të merren parasysh nga relatorja e Komisionit për Çështjet Politike dhe Demokracinë”, shtuan ata.

Siç thanë ata, konsultimet me Asamblenë Parlamentare bëhen “para se të vendoset për kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës në përputhje me dispozitat e Statutit”.

Kjo do të thotë se, vetëm pas përfundimit të procedurës në PSSE, e cila mund të zgjasë deri në dy vjet, tema do t’i kthehet për vendim Komitetit të Ministrave.

/Shqip.com