Art Jetese

Disa shkencëtar zbulojnë një shtresë shkëmbi të shkrirë të fshehur nën pllakat tektonike të Tokës

Studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë zbuluar një shtresë shkëmbi të shkrirë të fshehur nën pllakat tektonike të Tokës, rreth 100 milje nga sipërfaqja dhe që kalon 2600 gradë Fahrenheit.

Në të kaluarën, shkencëtarët besonin se shkrirja ekzistonte në copa, por gjetjet e reja zbulojnë shtrirjen globale të shtresës së shkrirë dhe lidhjen e saj me tektonikën e pllakave.

Shtresa është pjesë e astenosferës, e cila ndodhet nën pllakat tektonike të Tokës në mantelin e sipërm dhe jep topografinë e nevojshme, duke formuar një kufi relativisht të butë që lejon që pllakat të lëvizin nëpër mantel.

Pa butësinë, shtresat e sipërme të Tokës do të ishin shumë të ngurta për lëvizjen e pllakave tektonike, raporton popular.

/Shqip.com