Lajme

“Disa prokurorë janë të involvuar në veprime kriminale”, Haxhiu nuk distancohet nga deklarata e Sallahut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk është distancuar nga deklarata e zëvendësit të tij, Blerim Sallahu i cili ka deklaruar se “disa prokurorë janë të involvuar në veprimtari kriminale”.

Haxhiu në “Desku”, të KTV-së, ka thënë se Sallahu ka shprehur indinjatën e tij për problemet e shumta në sistemin prokurorial.

Por, Këshilli Prokurorial përmes komunikatave publike ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të distancohet nga gjuha e Sallahut.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, bazuar në deklaratën e Haxhiut.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

“Për Ministrinë e Drejtësisë kërkesa e Këshillit Prokurorial është e papranueshme”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Një qëndrim të tillë të ministrisë ka mundur ta paramendojë Këshilli Prokurorial.

Për këtë, përmes komunikatës së tyre thuhet se “nëse nuk ka distancim atëherë Këshilli Prokurorial do ta ndërpresë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë”.  /Shqip.com