Lajme

Disa persona publikuan video të fëmijëve duke përdorur armë, Policia merr masa

Në orët e para të 1 janarit, përmes rrjeteve sociale është parë një video ku shihen disa persona duke shkrepur me armë e po ashtu duke iu ndihmuar disa fëmijëve që t’i përdorin ato.

Sic ka njoftuar Policia e Kosovës, organët kompetente menjëherë kanë filluar hetimet e tyre duke bërë lokalizimin dhe identifikimin e të dyshuarve.

“Me datë 02.01.2023  rreth orës  09:25,  Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Prizren  ka sekuestraura disa armë. Me datë 01.01.2023 në ora 00:05 nëpërmes rrjeteve sociale është  parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë. Pasi që policia ka marr informacionin  ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të  identifikohen dhe të  lokalizohen”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Krahas kësaj, PK-ja ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarve të cilët edhe i kanë dorëzuar armët e tyre.

“Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët.

Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve.

Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion”.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt.

/Shqip.com