Rozë

Disa muaj pas ribashkimit, ndahet sërish çifti i njohur

Ndarje

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë pas një romance dyvjeçare.

Supermodelja, 27 vjeç, dhe basketbollisti, 26 vjeç, u ndanë miqësisht muajin e kaluar dhe kanë vendosur të përqendrohen në karrierën e tyre.

Një burim tha: “Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë këtë një prioritet.”

Kendall dhe Devin së fundmi u ndanë në fillim të këtij viti në qershor, por shpejt e rindezën lidhjen e tyre në gusht.   

Kendall dhe Devin fillimisht u lidhën dhe u panë së bashku në maj të 2018-ës, por në atë kohë, të dy po shihnin njerëz të tjerë dhe ishin thjesht në marrëdhënie miqësore. 

Megjithatë, dy vjet më vonë, dyshja filluan ta shihnin njëri-tjetrin në një nivel romantik, por nuk ishin shumë seriozë. 

/Shqip.com