Lajme

Disa media në Shqipëri përhapin lajmin e rremë për dorëheqjen e ministres Bilali

Një lajm i rremë (fake news) për largimin nga detyra të ministres Edona Bilali po qarkullon në mediat Balkanweb, Panorama dhe News24.

Lajmi që këto media kanë publikuar shkruan se ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen, por e vërteta rezulton të jetë krejt tjetër.

Mirëpo, burime pranë kryeministrisë bëjnë me dije se ky është një lajm i rremë dhe se zonja Bilali vijon në krye të ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

/Shqip.com