Rozë

Disa banorë i kërkojnë Ganiut të mos dalë, tjerët presin që ai do qëndroj

Situata me Ganiun vazhdon të jetë temë kryesore e diskutimit mes banorëve.

Alba ka qenë e para që ka hyrë në Dhomën e Sekreteve për të diskutuar me Ganiun, i cili kërkoi të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova pas një klipi që u transmetua e protagonist ishte ai.

Ajo i tha se ka mirëkuptim për situatën e tij dhe se do të bënte të njëjtin veprim, por se mendon që Ganiu nuk duhet ta ndërprente rrugëtimin, por të rrinte dhe të tregonte anën pozitive të tij, që sipas saj Ganiu e ka bërë këto ditë.

Kurse, gjatë darkës, Ganiu iu bashkua banorëve dhe tha se ‘hajt se po shliroheni prej meje’.

Ndërkohë, Lumi u shpreh i bindur se ai nuk do të dalë.

Por, Ganiu insistoi se vendimi i tij për të dalë nga shtëpia është i pakthyeshëm.

Ndërkohë, në oborr Adri, Iliriana, Lumbardhi, Santiana dhe Linda kanë diskutuar rreth vendimit të Ganiut për të dalë nga shtëpia.

Adri tha se beson se ai nuk do të dalë dhe se pasi të bëhen 24 orë ai thjesht do të rrijë në shtëpi.

/Shqip.com