Lajme

Diplomatë nga QUINT-i dhe nga Zyra e BE-së takohet me ministrin Elbert Krasniqi

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe nga Zyrës e BE-së në Kosovë.

Në këtë takim kanë diskutuar lidhur me iniciativat e grupeve nismëtare në katër komunat veriore për largimin e 4 kryetarëve të komunave.

Krasniqi ka thënë se si ministri mbesin të përkushtuar që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshëm që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.

“Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka shkruar ai.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar Krasniqi.

/Shqip.com