Rozë

Diona Fona dhe Marini sjellin projektin “Pistole”

Këngëtaret, Diona Fona dhe Marini

Këngëtarja kosovare, Diona Fona së fundi ishte pjesë e mediave rozë për shkak të projekti të saj, ku pjesë e klipit ishte modeli, Andi Artani.

Në media qarkulluan lajme se pas bashkëpunimit dyshja kishin filluar diçka më shumë, pasi një gjë të tillë la për të nënkuptuar edh ish-konkurrentja, Jasmina Kadriu, e cila ishte duke u njohur me Andin.

Në lidhje më këtë dyshja asnjëherë nuk kanë pohuar një lidhje të mundshme.

Por, tashmë si duket Diona i ka bashkuar forcat me reperin shqiptar, Marini për të sjell projektin e ri dhe ka lënë anash fjalët.

“Pistole” quhet projekti më i ri i dyshes që është publikuar më klip.

Teksti është shkruar nga Marini, Tonic dhe Denk, kurse producent i këngës është “Panda Music”.

Në projekt bëhet fjalë për një dashuri të cilën Diona ka vendosur ta ruaj më çdo formë.

Se a ka të bëjë diçka me jetën personale të këngëtares dhe a është dedikim mbetet të shihet./SHQIP.com