Rozë

Diola Dosti në pushime luksoze, ish-partneri kujdeset për tri vajzat

Fotot e Diola Dostit nga pushimet luksoze në Bali po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në krahët e biznesmenit nga Kosova, Erolld Belegu, nutricionistja shfaqet mjaft e lumtur dhe e plotësuar.

Ndërkohë që Diola ka gjetur mundësinë për tu arratisur për disa ditë dhe për tu relaksuar, tri vajzat e saj po qëndrojnë me babain.

Ish-bashkëshorti i Diola Dostit, Dardan Baftiu, ka ndarë një InstaStory me tri vajzat.

Gjinekologu Dardan Baftiu ka marrë pjesë në lindjen e tre vajzave të tyre dhe jo rrallëherë ka qenë pjesë e mediave për raportin me nutricionisten.

/Shqip.com