Sport Ndërkombëtar

Dinamo Zagreb bëhet me trajner të ri

Igor Biscan

Dinamo Zagreb është bërë me trajner të ri. Ish-futbollisi i Liverpoolit, Igor Biscan e ka marr drejtimin e gjigantit kroat.

Madje në konferencën e parë si trajner i skuadrës, Biscan ka përmendur skuadrën e madhe angleze.

“Dua të instaloj vlerat dhe shpirtin e Liverpoolit në Dinamon time. Kushdo që ka dhënë pak për Liverpoolin, është vlerësuar shumë atje, dhe kështu dua që të jetë edhe tek ne”, ka thënë Biscan.

44 vjeçari ka drejtuar së fundi kombëtaren U21 të Kroacisë, ndërsa në të kaluarën ishte trajner edhe i Olimpia Lublanës, Rudeshit dhe Rijekës.

/Shqip.com