Lajme

Dimër në pranverë/ Pas veriut, bora nis dhe në juglindje, zbardhet Dardha dhe Voskopoja (VIDEO)

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në juglindje të vendit. Reshje bore kanë rënë në zonën e Dardhës dhe në atë të Voskopojës.

Sipas informacioneve, reshjet janë regjistruar në lartësitë mbi 1000 m. Aktualisht ka reshje me intensitet deri në mesatar, ndërsa mjetet borëpastruese kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje të rrugëve me qëllim qarkullimin sa më normal të automjeteve.

Deri në këto momente nuk janë regjistruar problematika as me energjinë elektrike.

Mëngjesi i kësaj të diele u shoqërua me reshje të dendura në veri të vendit, në zonat e thella si Bogë dhe Theth borëpastrueset po punojnë për mbajtjen hapur të rrugës.

Puka ka marrë pamjen e një qyteti piktoresk alpin i mbuluar nga bora.

/Shqip.com