Rozë

Dikur tha se lidhja e tyre ishte lojë, por çfarë raporti ka tash babai i Einxhel Shkirës me Dj Dagz?

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po vazhdojnë që të komentohen.

Kjo pasi shumë persona ishin skeptik për lidhjen e tyre gjatë kohës sa ishin në Big Brother.

Një nga ta ishte edhe babi i Enxhelit, i cili kohë më parë i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar, duke deklaruar se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar. Do ta takoj ashtu siç takova Monikën apo Donaldin”, tha ai asokohe duke ngritur goxha polemika.

Tash pas kaq kohe prej edhe kur ka mbaruar ky reality-show, duket se ai ka ndërruar mendje dhe tashmë beson në lidhjen e Dagzit me Einxhelin.

Einxhel dhe Dag kanë postuar në rrjetet sociale një foto krah njëri-tjetrit ku mes shumë komenteve bie në sy ai i babait të prezantueses.

“Yje”, shkruan ai duke shprehur hapur mbështetjen dhe pëlqimin ndaj të bijës dhe partnerit të saj.

Ndryshe, dyshja janë duke jetuar në mes të Prishtinë dhe Tiranës./SHQIP.com