Rozë

Dikur përfaqësonte Shqipërinë, sot Luizi përkrah Albinën në Eurovision

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Albina së bashku me familjen e saj, do të përformojnë sonte.

Në mesin e shumë përkrahësve të figurave publike, është edhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Luizi, përmes një postimi në Instagram, ka kërkuar mbështetje për Albinën.

“Të tregojmë të gjithë që jemi familje e madhe, votoni Albinen”, ka shkruar Luizi.

Kujtojmë që Ejlli ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngë “Zjarr e ftohtë”.

/Shqip.com