Sport Shqiptar

Dikur mblidhte mijëra tifozë – sot “Ismet Shabani” është shndërruar në gërmadhë (Video)

Tash e disa vite stadiumi “Ismet Shabani” është braktisur – madje mos kujdesi ndaj tij ka bërë që të shndërrohet në gërmadha.

Dikur ky stadium me histori të madhe ishte shtëpia e FC Ferizaj, por tani është harruar.

Tash e disa vite klubi i Ferizajt luan në “Stadiumin e Qytetit”.

“Ismet Shabani” është mbuluar nga bari i lartë dhe nuk i ngjanë më stadiumit të dikurshëm.

Ferizaj këtë stinor është rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll.

Por, rikthimi në elitë nuk ka filluar siç pritej, pasi fillimisht në krye ishte Arbnor Morina, por ai dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira.

Ferizaj është bërë me trajner të ri dhe në dy ndeshjet e fundit në krye të ekipit ka qenë Andrej Panadic.

Ferizaj deri më tani ka zhvilluar 12 ndeshje dhe gjendet në vendin e fundit me gjashtë humbje, pesë barazime dhe një fitore.

/Shqip.com