Sport Ndërkombëtar Luka Modric nuk u ndal kurrë duke vrapuar pas ëndrrave

Dikur ishte refugjat – tash legjendë e Real Madrid

Luka Modric

Edhe në moshën 36 vjeçare – Luka Modric vazhdon të jetë në kulm të karrierës.

I qetë, magjik me topin, ai mbetet ende truri i mesfushës së Real Madrid.

Por, si ishte fëmijeria e tij dhe rrugëtimi te suksesi?

Luka – është i lindur në Zadar, Koraci – prej një familje refugjatësh që u larguan prej agoresorit serb – gjatë luftës në Bosnje.

Look at how handsome baby Modric was : r/realmadrid
Modric – si fëmijë

Baba i tij, Stipe ishte një mekanik ushtarak – që riparonte makinat e ushtarëve kroat në luftë, kurse nëna – Radojka ishte një punëtore tekstili.

Lufta dhe ngjarjet që po zhvilloheshin atëherë – ishin shumë të rënda, sidomos për një fëmijë si Modric.

“Ishte një djalë që e gjuante topin në parkingun e hotelit gjatë tërë ditës. Ai ishte i dobët dhe vërtet i vogël për moshën e tij, por ju mund ta shihnit menjëherë se kshte diçka të veçantë në të”, ishin flahët e kryetarit të NK Zadar, Josip Bajlo, duke folur për Modric.

Croatia hero Luka Modric is former refugee whose granddad was shot dead  when he was six but still became a superstar
Modric – si fëmijë

Madje – për shkak të fizikut të tij të dobët – Luka ishte penalizuar kur lunate për gruposha. Por, ai nuk u dorëzua kurrë. Kritikat dhe dështimet i përdori si motivim.

Aventura e parë na karrierën e  tij ishte në Dinamo Zagreb – ku qëndroi deri në vitin 2008.

Teksa, më pas ju bashkua Tottenham Hotspur – ku talenti i tij i madh foli vet.

Tottenham cruise into knockout stages | UEFA Champions League | UEFA.com
Modric – sa ishte pjesë e Tottenhamit

Në elitën e futbollit anglez qëndroi deri në 2012 dhe më pas u bashkua me Real Madrid.

Kur – Modric zbarkoi në “Santiago Bernabeu” – shumë ndeshje i shikoi nga stoli, por pjesa e tjetër është histori.

Luka “Magic” – anash trofeve të shumtë ekipor – e fitoi edhe Topin e Artë në vitin 2018, duke i dhënë fund sundimit të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

UEFA Champions League у Твіттері: «🇭🇷 Luka Modrić in this competition:  2⃣0⃣1⃣4⃣🏆 2⃣0⃣1⃣6⃣🏆 2⃣0⃣1⃣7⃣🏆 2⃣0⃣1⃣8⃣🏆 #UCL https://t.co/pNqCU1waHd» /  Твіттер
Modric me trofeun e Ligës së Kampionëveme Real Madrid

Edhe në këtë sezon, ai vazhdon të jetë startues i padiskutueshëm me “mbretërit” e fitoi veshgjatën për të pestën herë. /Shqip.com