Lajme Botë

Dikur ishin kampionë të botës, sot po e mbrojnë atdheun me armë

Vëllëzrit Klitschko

Të dy ishin kampion të botës.

Të dy janë ikona të boksit.

Kundër njëri – tjetrit nuk luftuan kurrë në ring, por kundër sulmeve ruse të dy kanë dalë në fushëbetëjë.

Vladimir dhe Vitali Klitschko – janë vëllëzërit nga Ukraina – që kanë lënë milionat anash – vetëm për të dalë në mbrojtje të atdheut të tyre.

Ama, çfarë karriere patën ata?

Vladimir Klitchko

Boxing: Wladimir Klitschko's plea to end Russia-Ukraine conflict | Marca
Vladimir Klitschko

Si kampion i peshave të rënda, Wladimir ishte i pamposhtur për më shumë se një dekadë.

Ai konsiderohet të jetë një nga kampionët më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave

Vladimir është vlerësuar shumë edhe për qasjen e tij “fair-play”, të cilën nuk e kanë shumë boksierë.

Gjatë mbretërimit të tij si kampion bote në peshat e rënda, luftimet e tij tërhoqën rregullisht midis 300-500 milionë shikues në mbarë botën.

Wladimir është emëruar disa herë në mesin e 100 sportistëve më të paguar në botë nga Forbes: ai u rendit i 24-ti në 2012 (fitimet e vlerësuara 28 milionë dollarë midis qershorit 2011 dhe qershorit 2012), i 41-ti në 2013 (24 milionë dollarë), i 25-ti në 2014 (28 milion dollarë), i 63-ti në 2015 (22.5 milion dollarë) dhe i 98-ti në 2017 (21.5 milion dollarë).

Gjatë gjithë karrierës së tij, Wladimir ka mundur 23 boksierë për kampionatin botëror të peshave të rënda, duke thyer një rekord të të gjitha kohërave të mbajtur nga Joe Louis për 67 vjet.

Wladimir Klitschko retired: Meet the Olympic champ, speaker of four  languages and philanthropist with the Hollywood fiancee - Mirror Online
Vladimir Klitschko

Ai mban disa rekorde historike, duke përfshirë sundimin më të gjatë të kombinuar të kampionatit botëror në historinë e peshave të rënda me 4,382 ditë.

Klitschko luftoi në 29 luftime për titullin botëror në peshën e rëndë, më shumë se çdo boksier tjetër në histori..

Ai ka mundur 9 kampionë aktualë apo ish-kampionë të botës gjatë gjithë karrierës së tij. Këtu përfshiheshin kampionët e peshave të rënda Chris Byrd (dy herë), Ray Mercer, Francois Botha, Lamon Brewster, Samuel Peter (dy herë), Sulltan Ibragimov, Hasim Rahman, Ruslan Chagaev dhe kampioni i botës në dy pesha David Haye, si dhe kampioni i unifikuar i peshave të kryqëzuara Jean- Marc Mormeck.

Ai u pensionua nga boksi në vitin 2017 – pasi u mposht me nokaut nga Anthony Joshua.

Vitali Klichko

How Vitali Klitschko Became a Great Boxing Heavyweight Without Anyone  Noticing | Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights
Vital Klistchko

Pasi nuk u rrëzua kurrë, Vitali Klitschko konsiderohet si ndër më të suksesshmit – në këtë sport.

Përqindja e tij 87% e nokautit është një nga më të mirat në historinë e boksit të peshave të rënda.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Vitali ka mundur 15 boksierë për titullin botëror të peshave të rënda.

Ai është i vetmi boksier i peshave të rënda që ka mbretëruar si kampion bote në tre dekada të ndryshme. Klitschko dhe George Foreman janë të vetmit boksier të peshave të rënda në histori që kanë mbrojtur një titull botëror pasi mbushin 40 vjeç.

VITALI KLITSCHKO Answers the call to enter the HALL… – Walker on Boxing
Vital Klistchko

Në fund të vitit 2004, Vitali u nderua me Urdhrin e Shtetit Hero i Ukrainës, nderimi më i lartë ukrainas, për arritjet dhe kontributin e tij në zhvillimin e sportit ukrainas.

Në vitin 2010, Vitali u nderua me Kryqin Gjerman të Urdhrit të Meritës, nderimi më i lartë gjerman, për angazhimin e tij shoqëror dhe politik.

Tri vite më pas – iu dha Urdhri Presidencial Gjeorgjian i Ekselencës.

Ai u pensinua nga boski në vitin 2012, teksa qysh atëherë ka pasur një karrierë të pasur politike në Ukrainë./Shqip.com