Sport Ndërkombëtar

Dikur i pastronte ullukët – tash arkëton 112 mijë euro në javë

Victor Osimhen

Është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A.

Po e synon Scudetton.

Tashmë – merr 112 mijë euro në javë. Por, dikur pastronte ullukët – për të mbijetuar.

Historia e sumuesit të Napolit, Victor Osihmen është sa emocionuese – aq edhe motivuese.

Arsenal turns their attention to another Serie A striker - Just Arsenal News
Victor Osimhen

“Duke u rritur, i pastroja ullukët pronarit tim për 20 naira. Bëra punë pastrimi për fqinjët e mi dhe do të merrja ujë për 80 Naria. Unë jam mirënjohës për vendin ku jam sot për shkak të asaj që kam kaluar. më formoi në njeriun që jam”, tregon ai për mediumin Nigerian Head Topic.

Teksa, shtoi se “kisha vetëdije se si t’i shpenzoja këto para dhe të ndihmoja familjen time”.

Victor Osimhen, the striker for whom half Europe fights
Osimhen

“Ndërsa rritej, vëllai im shiste gazeta, motra ime portokall. Isha në trafik me ujë dhe më duhej të ndiqja makinat, t’u jepja ujë për të marrë paratë. Ndjej sikur këto vështirësi më ndihmuan në jetë”.

Osihmen – këshillon të gjithë të rinjët që të punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre.

“Shumica e njerëzve janë të njohur kur e them këtë sepse kanë kaluar në [situata] edhe më të këqija se e imja dhe ku jam rritur, asgjë nuk premtohet atje sepse çfarëdo që të duash të marrësh, duhet të punosh shumë për të,” tha ai.

Report: Bayern Munich interested in Napoli's Victor Osimhen - Bavarian  Football Works
Osimhen

Këtë sezon, ai ka shënuar plot 11 gola në Serie A, teksa katër herë e tundi rrjetën edhe në Europaligë.

Vlera e tij sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 60 milionë euro. /Shqip.com