Lajme

Digjet vetura e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në Leposaviq

Një pjesëtari serbë të policisë së Kosovës i është djegur vetura mbrëmë në Leposaviq.

Lajmin për SHQIP.com  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili tha se është me targa ilegale, KM.

“Po ka ndodhë, jemi në pritje të raporteve hetimore se cilat janë shkaqet që ka dërguar deri në këtë incident” – ka thënë Hoti.

Ndryshe një muaj më parë një oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga disa persona dhe të njëjtit i kanë djegur veturën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se strukturat ilegale kanë sulmuar oficerin dhe i kanë djegur veturën me targa RKS.

Në anën tjetër, nga 1 shtatori ka filluar procesi i regjistrimit të veturave me targa RKS. Ky proces do të zgjas deri më 31 tetor 2022.

MPB është thënë se qytetarët që do t’i konvertojnë targat në RKS do të kenë lehtësira tatimore. Po ashtu, procesi thuhet se nuk do të zgjas më shumë se 2 minuta.

/Shqip.com