Lajme

Digjet vetura e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq

Një veturë e D.M është djegur pjesërisht mbrëmë në Leposaviq.

Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” raporton se vetura i takon nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

“Siç ka konfirmuar për portalin tonë zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani – paraprakisht dyshojnë se zjarri ka qenë zjarrvënie, por se nuk bëhet fjalë për targa si shkaktar i mundshëm”, shkruan portali.

Në të njëjtën kohë, Elshani tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se paraprakisht bëhet fjalë vetëm për dëmtim të veturës, në vlerë prej rreth disa qindra eurove.

Dragana Miletic Beba është zgjedhur nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq kur Lulzim Hetemi mori udhëheqjen e kësaj komune.

/Shqip.com