Lajme

Digjet një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një veturë në lëvizje është djegur të hënën mbrëma në rrugën Prishtinë-Pejë.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, vetëm janë shkaktuar dëme materiale.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë e cila ishte në lëvizje”, ka thënë ajo, duke shtuar se zjarri është lokalizuar./SHQIP.com