Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Shqip.com ka deklaruar se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ilustrim.

Më tej ka shtuar se zjarri është lokalizuar.

“Zjarri është lokalizuar”, tha Ahmeti./Shqip.com