Lajme

Digjet një veturë në Pejë

Vetura në Pejë e përfshirë nga zjarri.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, Pejë – një veturë është përfshirë nga zjarri.

Lajmi për Shqip.com u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:09.

Lexo edhe:
ShSKUK: Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19

“Është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës”, ka thënë Gashi.

Pos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.

Të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. /Shqip.com