Lajme

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Digjet një shtëpi në Prishtinë
Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë është kapluar nga flakët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri sot në Prishtinë.

Ai ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci për Shqip.com.

/Shqip.com