Lajme

Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri

Foto ilustruese

Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin qytetarëve të nacionalitetit serb.

Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut.

Djegia e tri veturave vjen pas djegies së dy të tjerave, po ashtu me targa RKS, dje në orët e para të mëngjesit.

Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar zjarrevënien.

“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së dates 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com