Sport Shqiptar

Diego Costa mund të rikthehet në Premierligë

Deigo Costa

Diego Costa mund të rikthehet në Premierligë.

Sulmuesi spanjoll – thuhet se do t’i nënshtrohet provave te Wolverhampton Wanderers – sipas “The Sun”.

33 vjeçari është lojtar i lirë, teksa te Wolves to e zëvendësonte Sasa Kalajdzic – që ka pësuar një lëndim të rëndë dhe pritet të jetë për disa muaj – jashtë fushës së gjelbër.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar La Ligën me Atletico Madrid dhe Premierligën me Chelsean.

Ai – ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014.

Së fundmi – shtatgjati e djersiti fanellën e Atletico Mineiros – ku shënoi shtatë gola në total dhe asistoi dy herë./Shqip.com