Sport Ndërkombëtar

Diego Costa – i “harruar”

Diego Costa

Jo shumë vite më parë – konsiderohej si një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë.

Por, tashmë ka mbetur pa skuadër – në moshën 33 vjeçare.

Diego Costa qësë fundmi ishte pjesë e Atletico Mineiro, në Brazil – është lojtar i lirë.

Teksa, asnjë ekip i madh në Evropë nuk po interesohet për shërbimet e tij.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar La Ligën me Atletico Madrid dhe Premierligën me Chelsean.

Ai – ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014./Shqip.com