Sport Ndërkombëtar

Diant Ramaj aktivizohet gjatë gjithë ndeshjes për Eintracht Frankfurtin, e cila barazoi me Freiburgun

Diant Ramaj ka kompletuar ndeshjen e parë me skuadrën e Eintracht Frankfurtit në këtë edicion të Bundesligës gjermane.

Portieri shqiptar Ramaj në mungesë të portierit Kevin Trapp, ishte në portën e Frankfurtit në tërë ndeshjen që skuadra e tij e barazoi në udhëtim te Freiburgu, 1:1.

Kjo ishte ndeshje e xhiros së 17-të. Randal Kolo Muani shënoi për mysafirët në minutën e 42-të, kurse Matthias Ginter realizoi në portën e Ramajt, dy minuta pas pushimit.

Frankfurti në 17 ndeshje ka 31 pikë dhe zë pozitën e katërt në tabelë. Freiburgi në pozitën e gjashtë ka 31 pikë.

/Shqip.com