Sport Ndërkombëtar

“Diamanti” i Premierligës

Phil Foden

Për të dytën herë radhazi, i njëjti futbollist.

Phil Foden është zgjedhur futbollisti më i mirë – nga të rinjët në Premierligë.

Mesfushori me tipare sulmuese zhvilloi një sezon fenomenale me Manchester Cityn dhe kjo i është shpërblyer.

Pasi këtij suksesi, Foden u shpreh tejet i gëzuar dhe nuk fshehu emocionet.

“Jam shumë krenar që kam fituar për të dytin sezon radhazi. Kam qenë shumë i lumtur me paraqitjet e mia këtë sezon dhe ka qenë e mrekullueshme të kontribuoj për këtë ekip në atë që shpresojmë të jetë një vit tjetër i suksesshëm për të gjithë ne”, tha ai.

Teksa, shtoi “të nominohesh përkrah kaq shumë lojtarëve të mëdhenj është një nder pasi të gjithë kanë pasur sezone të shkëlqyera për klubet e tyre”.

Foden – ka zhvilluar 27 ndeshje në këtë sezon – të elitës së futbollit anglez.

Ndërsa, është autor i nëntë golave dhe pesë asistimeve.

Ai pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll, Pep Guardiola – i cili e cilëson si pjesë tejet të rëndësishme të skuadrës.

Foden vlerësohet lartë edhe nga “Transfermark” – sepse vlera e tij është 90 milionë euro.

Ai ka kontratë me Cityn – deri në vitin 2024./Shqip.com