Kulturë

Diamanti i kurorës së Mbretereshës Elizabeth II, nuk do të përdoret më

Kurora e Mbretereshës Elizabeth II

Diamanti i shumëpërfolur i familjes mbretërore Koh-i-Noor nuk do të përdoret në kurorëzim, thotë Buckingham Palace.

Në vend të kësaj, Camilla, do të kurorëzohet me kurorën e Mbretëreshës Mari, e cila është nxjerrë nga Kulla e Londrës për t’u ndryshuar përmasat për kurorëzimin e 6 majit, raporton BBC.

Mendohet se është hera e parë në “historinë e fundit” që një kurorë ekzistuese do të “riciklohet” për një kurorëzim.

Do të shtohen edhe diamante nga stolitë e Mbretëreshës Elizabeth II.

Pronësia e Koh-i-Noor, një nga diamantet më të vjetra, është diskutuar edhe më herët.

Kjo pasi India ka bërë disa pretendime se është pronare e ligjshme e diamantit, i cili u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës.

Diamanti i kurorës së Mbretereshës Elizabeth II – konsiderohet më i madhi në botë

Ministria e Kulturës indiane dëshiron të vazhdojë përpjekjet për të “rikuperuar diamantin në mënyrë miqësore”.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator 2022, thirrjet janë bërë edhe më të shpeshta që Koh-i-noor të kthehet në Indi.

/Shqip.com