Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit të Lajçak me kryediplomatin grek Dendias

Emisari Miroslav Lajçak dhe kryediplomati grek, Nikos Dendias

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për të diskutuar procesin e dialogut, si dhe për rajonin.

Për takimin dje ka njoftuar Dendias, i cili njoftoi për temën e takimit.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, kishte shkruar kryediplomati grek, Dendias.

Ndërkaq, sot Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”, ka shkruar emisari Lajçak.

/Shqip.com