Sport Ndërkombëtar

Di Maria shkëlqen me tre gola, Juventusi kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

FOTO: AFP
FOTO: AFP

Juventus e ka kryer punën sonte  në Stade de la Beaujoire të Francës për të kaluar në 1/8-ën e finales në Ligën e Evropës.

Angel di Maria shënoi një gol të bukur në minutën e 5-të te ndeshjes për ta zhbllokuar rezultatin për herë të parë në këtë ndeshje.

Di Maria shënoi për rezultat 0-2 nga penalltia në minutën e 20-të.

Rasti i parë në pjesën e dytë ishte ai i minutës së 67-të për Juven me anë të Juan Cuadrado por Lefont priti përpjekjen e tij, derisa në minutën e 76 krosi i Alex Sandros shkoi të koka e Di Marias që shënoi gol në minutën e 78-të.

Juventus kalon në 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës me rezultat 1-4, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1.

/Shqip.com