Sport Ndërkombëtar

Di Maria realizon gol të jashtëzakonshëm për Juventusin

Juventusi luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, edhe pse bëhet fjalë për një sfidë në Ligën e Evropës.

 Bardhezinjtë nuk kanë luksin të eliminohen përballë Nantes, pasi pjesëmarrja në këtë turne është rruga më e shkurtër që kanë për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve.

Fagioli bëri një pasim të lehtë të Di Maria i cili me të parën goditi dhe shënoi gol të bukur me parabolë në minutën e pestë.

Juve po avancon 1:0.

/Shqip.com