Sport Ndërkombëtar

Di Maria “hero” i PSG-së

Angel Di Maria

“Parku i Princave” është stadiumi ku sonte u zhvillua një “dramë” në fushën e gjelbër.

PSG-ja ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Llile në një ndeshje superderbi, shkruan Shqip.com.

Ani pse vendasit ishin favorit në letër, ekipi mysafir shënoi golin e parë në këtë takim.

Pas 31 minutave lojë, Burak Yallmaz bëri një deportim nga krahu i majtë, për të asistuar te Jonathan David, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i shënuar nga Jonathan David

Në anën tjetër, mundësinë më të mirë për të shënuar te parsinenët në këtë 45 minutësh e pati, Leo Messi, por nuk u tregua i saktë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Maurcuio Pochettino vendosi që të zëvendësojë Messin, një gjë që i ka ndodhur shumë rrallë sulmuesit argjentinas.

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë, sulmet e PSG-së drejtë portës së Llile u shtuan edhe më shumë.

Pas një krosimi nga Angel Di Maria, më së miri në zonë u gjend, Maruquinhos i cili me goditje vollej, e barazoi rezultatin në 1-1.

Goli i shënuar nga Marquinhos

Kur u mendua se ndeshja do të mbaronte me rezultat të barabartë 1-1, në “skenë” doli, Di Maria që shënoi dhe i dhuroi tre pikë të “arta”, skuadrës së tij.

Goli i shënuar nga Di Maria

Me këtë fitore, PSG-ja, e përforcon edhe më shumë vendin e parë në Ligue 1, me 31 pikë.

Ndërsam Llile zbret në vendin e 11-të, me vetëm 15 pikë, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com