Rozë

Dhurata Dorës i bëhet ëndrra realitet

Dhurata Dora

Fotografia e këngëtares shqiptare, Dhurata Dorës është shfaqur në “Times Square”.

Për këtë këngëtarja duket se është gëzuar dhe se ishte një ëndërr e saj.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar fotot ku edhe ka shkruar “Oh New York Times Square. Një ëndërr. Faleminderit”.

Dhurata, është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Kujtojmë që së fundmi, ajo ka publikuar albumin, i cili është pëlqyer shumë nga publiku.

/Shqip.com