Dhurata Dora bëhet ambasadore e Vullnetit të mirë e SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë

Këngëtarja kosovare, Dhurata Dora, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga SOS Fshati nën emrin “Miq Përgjithmonë”.
Si mike e kamotshme e SOS Fshatit, ajo pranoi të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të fëmijëve në Kosovë.
“Gjatë kësaj ngjarje, Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mire”, thuhet në njoftim.

Dhurata nën emocione tha se është nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
Për përkrahjen ndër vite, folën edhe Begym Uzun nga Limak Kosova dhe Vllaznim Osmani nga Klub ii Prodhuesve të Kosovës, ku ndanë përvojat e tyre rreth përkrahjes që kanë ofruar ndër vite për SOS Fshatin.
E dy moderatorët e rijnë pjesë të projektit #YEEP, Adelajda dhe Vigani me shumë profesionalizëm dhe qetësi e moderuan këtë ngjarje.

“E këtë takim mes miqsh, e shfrytëzuam që të bëjmë edhe hapjen e këndit për donacione, “Gift4Kids”, ku njerëzit vullnet mirë mund të dhurojnë për fëmijët tanë dhe po ashtu të marrin mbrapa një dhuratë simbolike si shenjë falënderimi për kontributin e tyre”.
Shumë nga punimet që gjenden në këndin e donacionit janë punë dore e fëmijëve përmes punëtorisë “Made in Kosova” dhe punime të tjera./SHQIP.com